Një person i dënuar është tentuar të vetëvaret në ambientet e paraburgimit në Fier. Sipas policisë, person që tentoi ti japë fund jetës ishte tranferuar aty disa ditë më parë.

Mësohet se i paraburgosuri është pikasur nga punonjësit e policisë së burgut, të cilët kanë ndërhyrë në kohë duke i shpëtuar jetën.

Personi është shoqëruar për në ambientet e spitalit rajonal të Fierit ku ka marrë ndihmën e parë dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Të dhënat e identietit të të paraburgosurit që ka tentuar vetevarjen nuk jane bere te ditura.