Vetëm pak ditë pasi presidenti e rikonfirmoi në krye të skuadrës, Anchelotti sërish është në buzë të greminës për shkarkimin nga Napoli.

Situata u përkeqësua ndjeshëm të shtunën kur Napoli barazoi 1-1 me Udinese-n, duke e çuar në tetë numri e ndeshjeve pa fitore, e fundit më 19 nëntor.

Për këtë arsye sportmediaset ka listuar sot një sërë emrash për zëvendësimin e Anchelotti-t, duke filluar nga Allegri, e deri te Gatusso. Në mesin e emrave është përmendur edhe Edy Reja, trajneri që drejtoi Shqipërinë në fushatën eliminatore të Europianit dhe që prej 20 nëntorit është pa kontratë me kuqezinjtë.

Emri i Rejas është përmendur jo pa arsye, pasi trajneri së fundmi është parë në Napoli. Gjithsesi në një intervistë për radio ‘Kiss Kiss’, 74-vjeçari e ka mohuar një mundësi të tillë.

Ai është shprehur:
“Nuk kam asnjë kontakt me Napolin. Është një moment i vështirë por jam i sigurtë që Anchelotti do të dalë nga kjo situatë falë njohurive dhe përvojës që ka. Në Napoli ndodhem për të përshëndetur Hamsik.”

Për shqiptarët shpjegimi i Rejas mund të mos meret për bazë, pasi trajneri italian të njëjtën gjë tha edhe kur ndoqi Shqipërinë në ndeshjen me Turqinë, takim i cili më pas i kushtoi stolin Panucci-t, vendin e të cilit e zuri Reja.

Artikulli paraprakVETËDORËZOHET NË POLICI 52-VJEÇARI QË PËRPLASI PËR VDEKJE 36-VJEÇARIN
Artikulli tjetërZËDHËNËSI I PRESIDENCËS TURKE KËRKON TËRHEQJEN E ÇMIMIT NOBEL PËR PETER HANDKE