Një nga anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bledar Skënderi ka reaguar ndaj akuzave të hedhur nga nënkryetari i LSI, Petrit Vasili kundrejt atij dhe kolegëve të tij në KQZ.

Pak orë më parë Vasili shkruante se KQZ është bërë si gropë mbeturinash që riciklon plehrat e kryeministrit Edi Ramës. Ndërsa në reagimin e anëtarit të KQZ thuhet se fjalët që Vasili ka thënë nuk i shkojnë për shtat një doktor shkencash që është doktoruar në Itali.

Më pas Skënderi shprehet se ndihet i shokuar nga deklarat e nënkryetarit të LSI, pasi 4 anëtarët e KQZ sipas tij janë 4 juristë shumë të mirë dhe me integritet profesional.

Reagimi i plotë i Bledar Skënderajt:

“Miq të mitë më lajmëruan që Doktor Vasili paska bërë një status në FB ku kritikon KQZ dhe në vecanti 4 nga antarët e saj!U bëra kurioz dhe lexova reagimin e tij!Parimisht nuk e kam zakon të merem me asnjeri që shpreh mendime për punën time.Por një fakt më bëri ti shkruaj keto 5 rrjeshta.Doktor Vasili ka qenë antar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në vitin e largët 1992.Me një gjuhë që nuk i shkon për shtat nje doktori shkencash te doktoruar ne Itali,me ofeza publike dhe insituata dashakeqe, u shokova nga deklarata e tij!

Zoti Vasili të jeni i bindur se jemi 4 juristë shumë të mirë,me integritet profesional dhe tek e fundit nuk presim këshilla për ligjin dhe zbatimin e tij nga një mjek!Eshtë njëlloj sikur tu bëj unë leksione juve për mjekësinë!
Fatkeqësisht jetojmë në kohë moderne,ku mjeku bëhet Ministër

Drejtësie,për shëndetin publik bën profesorin juristi,ku pa gjë të keq mund ta shash dhe denigrosh tjetrin vetëm pse bën detyrën ,vetëm për faktin e thjeshtë se kjo nuk të pëlqen!

Do bëj me përkushtim të plotë atë detyrë që më ngarkon ligji ,zhvillimin dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike,atë detyrë për të cilin më paguajnë pagën taksapaguesit shqiptarë!”

Akuzat e hedhura nga Petrit Vasili:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në cdo veprim e qëndrim po dhunon ligjin sheshit dhe pacipësisht. Regjistron gjithfarë partish deputetësh, kantidatë për kryetarë bashkie e për këshilla. I regjistron në drekë i crregjistron në darkë. I fut me dokumenta pa dokumenta,me dokumenta të falsifikuara dhe me dokumente të supozuara.

Çdo lloj mbeturine politike mund të hyjë atje pa u tutur hiç si në në fushë mbeturinash.Në fakt edhe këto të fundit kanë me shumë rregulla. Matufet e Edi Ramës në KQZ, mjafton që ai tu fishkëllejë dhe ata sulen si qeni pas sallamit që të përmbushin çdo skizofreni të tij. KQZ nuk ka parë ditë më të zeza as në ditët me tragjike të ndryshimit të sistemeve.

Çdo veprim i saj dhe i anëtarëve të KQZ është në sytë e të gjithë shqiptarëve. Është e sigurtë që ata që marrin këto vendime duke dhunuar hapur ligjin do të goditën rreptë nesër nga drejtësia,askush nuk do ti falë sepse asgjë nuk harrohet…. Këta anetarë të KQZ do t’ju njihet vetëm një “merite”,ajo që e shndërruan KQZ në një gropë mbeturinash ku riciklohen mbeturinat e Edi Ramës”