Një 20-vjeçare është larguar nga banesa dhe prej dy muajsh nuk ka asnjë gjurmë të saj. Ka qenë bashkëshorti i saj që ka denoncuar në polici për largimin e gruas së re.

I riu, 21-vjeçari nga Tirana me iniciale L.B. ka deklaruar në polici se bashkëshortja e tij 20-vjeçare ka ikur nga shtëpia dhe nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet.

“Ka dy muaj që është larguar, nuk e di ku është. Ju lutem më ndihmoni”, mësohet të ketë thënë i riu.

Pas marrjes së denoncimit, policia ka nisur kërkimet për 20-vjeçaren me iniciale A.B.(H), gjithashtu banuese në Tiranë dhe po punon për gjetjen e saj.

Ndërkohë materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.