Një i ri është gjetur i varur këtë të hënë, në një peme pranë banesës së tij në fshatin Dardhas të Pogradecit.Viktima është 28-vjeçari me iniciale I.H..

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia lokale, kemi të bëjmë me vetëvrasje. Nga veprimet hetimore, rezulton se I.H. vuante nga depresioni dhe mjekohej për këtë sëmundje.