Një i ri është prangosur nga policia gjatë ditës së sotme pasi ka goditur me sende të forta një burrë. Ngjarja ka ndodhur në Vorë.

Burime nga policia thanë se, 58-vjeçari me inicialet P. D., ndodhet në spital jashtë rrezikut.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:Godet me sende të forta 58 vjeçarin,arrestohet në flagrancë nga polica.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasin :
Mikel Shaba, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas në fshatin Marikaj/Vorë ka goditur me sende të forta shtetasin P. D., 58 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakPLAGOSIN ME SENDE TE FORTA 25 VJEÇARIN, ARRESTOHEN DY TË RINJ
Artikulli tjetërGODET ME THIKË NJË PERSON, ARRESTOHET