Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës. Në Sheshin e Flamurit është gjetur i vdekur një djalë i ri, 26 vjeç.

Sipas burimeve të Policisë i riu është identifikuar si Albano Imeraj, ndërsa në vendngjarje është gjetur dhe një thikë.

Më herët ngjarja u raportua si vetvrasje, por nga inspektimi i kryer dyshohet se pista kryesore mund të jetë vrasja. Të njohurit e tij shprehen të shokuar nga ngjarja dhe ato nuk e besojnë se Albano mund të ketë vrarë vetën.

Viktima i identifikuar me inicialet A.I është gjetur i pajetë sot rreth orës 10:54 minuta.
“Nga kqyrja paraprake dyshohet se shtetasi ka kryer vetvrasje pasi është konstatuar se ka prerë damarët.

Në vendngjarje është gjetur dhe një mjet prerës (thikë). Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”Informon zyrtarisht policia e Vlorës.

Albano ishte baba i një djali 2 vjeç ndërkohë që një ditë më parë është parë të darkoj më bashkëshorten dhe familjarët e tij. Mesohet se 26 vjeçari Albano Imeri, eshte vëllai i Ksandro Imeraj, 32 vjeçarit i cili prej 28 marsit 2018 rezulton i zhdukur pasi kishte dalë në det me një Yetsky.

Albano ishte dhe pronar i një diskoje në qytetin e Vlorës. Pas pak minutash pritet që të dalë dhe ekspertiza e policisë lidhur me shkaqet e vdekjes, pasi paraprakisht e kanë raportuar si vetëvrasje.

Artikulli paraprakOPOZITA THËRRET SHQIPTARËT NË PROTESTË ME 26 MAJ
Artikulli tjetërPLANIFIKUAN TERROR MBI KOMBËTAREN E IZRAELIT, GJYKATA E PRISHTINËS I SHPALL FAJTORË 9 TË ARRESTUARIT