I riu rreh të fejuarën dhe vjehrrën

Një i ri në Tiranë akuzohet se ka dhunuar të fejuarën e tij dhe vjehrrën. I dyshuari është Laugjin N, 19 vjeç, banues në kryeqytet, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur një ditë më parë në zonën e Unazës së Re. Ai ka përndjekur dhe goditur me shpulla të fejuarën e tij të mitur V.R., 17 vjeçe dhe nënën e saj V.R., 35 vjeçe, bëjnë me dije burime nga policia. Dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një debati në çift, ku Nuredini është bërë agresiv dhe ka ndjekur këmba këmbës së renë, pasi ajo është larguar prej tij. Pasi kanë mundur të shpëtojnë prej tij, të frikësuara nga kërcënimet e 19-vjeçarit, nënë e bijë, i janë drejtuar policisë për të bërë denoncimin.

Artikulli paraprakFLASIN VËLLEZËRIT E AUTORIT TË SULMIT NË BERLIN: TË SHOKUAR PËR NGJARJEN
Artikulli tjetërVLAHUTIN REAGON PËR VETTINGUN: KRENARE PËR SHQIPËRINË