Nëntë kg marihuanë është sekuestruar gjatë një operacioni të policisë greke në kufi. Lënda narkotike po transportohej në Igumenicë me motor nga një 21 vjeçar shqiptar.

Në motor u gjeten dhe sekuestruan 18 pako me 9 kg marijuane.

Operacioni vijoi brenda qytetit te Igumenices ku u ndalua një mjet që drejtohej nga një grek 63-vjeç, i cili u arrestuar pasi me mjetin e tij shërbente për kontrollin e rrugës për kalimin e motorit me droge.
U sekuestruan edhe dy celularë.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 1.2 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.