Policia e Kosturit ka arrestuar një 23-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për përdhunimin e një vajze të mitur.

Sipas mediave greke, i riu dhe 16-vjeçarja flisnin në Facebook dhe vendoseshin që të takoheshin në një pyll në makinën e shqiptarit.

I riu kishte kërkuar i kishte kërkuar vajzës që të kishin marrëdhënie seksuale, të cilën ajo vetë e refuzoi dhe kështu ai e përdhunoi.

Pas denoncimit, vajza aktualisht ndodhet në spital në një gjendje të vështirë psikologjike, ndërsa shqiptari u arrestua. Gjatë marrjes në pyetje shqiptari i ka mohuar akuzat ndaj tij, ndërkohë që ende pritet që ndaj të miturës të zhvillohet një ekspertizë mjeko-ligjore.

Artikulli paraprakU GRABITEN 990 MIJË EURO NË PISTËN E RINASIT, SHPALLET NË KËRKIM NJË PERSON
Artikulli tjetërLUFTA KUNDËR KRIMIT, AMBASADORI I BE: NGA JANARI 2019 NJË ZYRTAR I EUROPOL-IT NË TIRANË