Policia e Shkodrës ka proceduar një infermier të Spitalit Psikiatrik të këtij qyteti, pasi “i doli në krah’ një të sëmuri mendor që godit një person.

Burimet e Policisë Vendore të Shkodrës, bëjnë të ditur se, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin M. S., vjeç 29, banues në Shkodër,

me pune infermier në spitalin Psikiatrik Shkodër, pasi A. U., vjeç 47, banues në Shkodër, kallëzon se në oborrin e spitalit, është goditur nga një i sëmurë mendor dhe M. S.,

ka kundërshtuar shërbimin e patrullës dhe me pas ka refuzuar për të dëshmuar për ngjarjen. Nenet 307/1, 236/1 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakVDES 55-VJEÇARI, GODITET NGA RRYMA ELEKTRIKE
Artikulli tjetërKËRCËNOJNË ME ARMË PUNONJËSIN DHE I RRËMBEJNË GJITHË LEKËT E XHIROS