Falë kontrolleve të policisë së Torinos në kufirin që ndaj Italinë me Francën, mëngjesin e djeshëm, është identifikuar dhe arrestuar një i kërkuar shqiptar

mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe ajo e prodhimit të armëve dhe municioneve luftarake për një ngjarje të ndodhur në qershorin e 2018 në qytetin e Vlorës, ku ka mbetur i vrarë një person.

Policia italiane dhe ajo franceze e ndaluan shqiptarin rreth ores 09:30 në një autobus që ishte drejtuar për në shtetin alpin.

Ai tentoi të arratisej duke u përpjekur të kalojë tunelin në këmbë, por është ndaluar nga forcat e rendit.

Pas ndalimit janë njoftuar edhe autoritetet shqiptare, për të cilin ka lëshuar edhe urdhërin e ndalimit ndërkombëtar.

I riu, identiteti I të cilit nuk bëhet I ditur, rrezikon rreth 25 vjet burg.