Një 29 vjeçar i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh është ndaluar në pikën kufitare të Muriqanit.

Kristian Makaj është ndaluar nga Policia Kufitare “pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim të formës së prerë, datë 06.05.2019, e ka dënuar me 2 vite e 5 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.