Vllaznia në basketbollin e meshkujve mori fitoren e parë ndaj Tiranës duke i mundur bardheblutë në shifrat 78-70 dhe për këtë sukses të parë në këtë kampionat president ii sapoardhur Alban Xhaferri është i kënaqur ndërsa shprehet se do të bëjë maksimumin për këtë ekip

Presidenti Xhaferri shprehet se ka vendosur që të kontribuojë për basketbollistët e Vllaznisë falë pasionit që ka.

Objektiv momental është mbijetesa e kësaj skuadre dhe më pas një plan për ta shpallur kampion

Vllaznia ndeshjen e radhës do ta ketë me ekipin kryesues të Partizanit nga ku kërkohet një rezultat pozitiv edhe pse është e vështirë për shkak të ekipit që kanë kryeqytetasit dhe dominimit të tyre deri më tani.

Artikulli paraprak“50 TË VRARË NË 2018-ën NGA GJAKMARRJA NË SHQIPËRI”
Artikulli tjetërALEKSANDËR NDOKA “QYTETAR NDERI I LEZHËS”