Një sherr i madh mes tre personave ka ndodhur në lagjen nr.6 të Durrësit. D.P 43 vjeç dhe E.P 40 vjeç, banues në Durrës, e kanë rrahur me mjete të forta 41-vjeçarin A.V., po nga ky qytet.

Viktima e rrahjes përfundoi në spital për t’u mjekuar, por më pas vendosi të largohej në banesën e tij.

Nuk dihen arsye e kësaj rrahjeje, por dy dhunuesit u zhdukën nga vendi i ngjarjes. Vendi ku ndodhet ka mbetur mister ashtu si dhe arsyet pse e goditën 41-vjeçarin.

Ky i fundit nuk ka bërë denoncim dhe duket se ka vendosur edhe ai të heshtë.

Artikulli paraprakAKSIDENT I RËNDË NË ITALI, SHQIPTARI PËRPLASET ME MOTOR
Artikulli tjetërDEL PARA GJYKATËS NË BRITANI, SHQIPTARI QË TRAFIKOI 8 PERSONA