Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka bërë thirrje sot për arrestimin e policëve që sipas tij dhunuan 18-vjeçarin Daniel Drobaj, i cili akuzohet për plagosjen e efektives Ina Nuka.

Në një status në “Facebook”, Manjani shkruan se si konventa europiane e të drejtave të njeriut ashtu dhe Kushtetuta e Shqipërisë ndalojnë torturën.

Ndaj sipas tij nëse këtij shteti i ka mbetur pak respekt për demokracinë duhet që të arrestojë policët që kryen krimin e torturës ndaj 18-vjeçarit për të shamngur hakmarrjen nesër.

STATUSI I MANJANIT

Neni 3 i Konventës Europiane të të drejtave të njeriut;
Neni 25 i Kushtetutës së Republikës;
Nenet 86 dhe 87 të Kodit Penal;
Ndalojnë dhe dënojnë Torturën nga përfaqësuesit e Shtetit!!!!

Thyerja e gishtave si ndëshkim hakmarrës të 18-vjeçarit, është torturë dhe trajtim çnjerëzor. Pa asnjë dyshim!

Nëse dikujt në këtë palo shtet i ka mbetë ende sapo pak respekt për demokracinë dhe sundimin e ligjit, duhet që sa më parë të arrestojë ata polic që kryen krimin e Torturës!
Duhet ta bëjë shteti sot, që të mos e bëjë hakmarrja nesër!