Babai i të ndjerit Andrea Lagjaj që mbeti i vrarë në Kolumbi, mohon se djali i tij ka qënë i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Ai thotë se Andrea kishte krijuar familje dhe në Kolumbi kishte një qendër interneti.
Nga qeveria kërkon ndihmë për zbardhjen e krimit.

“Gruaja e tij nga Kolumbia na tha djali juaj ka mbaruar. Më pas bëmë konfirmimin. Na e treguan në morg që qe ai. Kërkuam ndihmën e ministrisë së Jashtme por nuk na u afrua asnjë lloj ndihme.

Ne dimë që djali ka një biznes interneti dhe është i martuar atje.”, tha per ora neës, babia i Andreas Eqerem Lagjaj.
Atij i kanë treguar se ‘dja

li është vrarë nga dy persona që kanë qenë me motor. Familja Lagjaj jeton në Sarandë dhe Eqeremi nuk fsheh dot indinjatën ndaj mediave:

Do kërkoj dëmshpërblim për moralin e familjes time.Unë jetoj me djersën time të ballit dhe nuk jam mësuar të jetoj me djersën e drogës