Një sasi lënde plasëse është vendosur në makinën e Florind Muçës nga fshati Mallkuç i Krujës.

Në momentin kur 43 vjeçari ka hipur në makinë, kjo sasi ekspolozivi ka rënë në tokë por fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Dyshohet se pas nisjes së tij, lënda plasëse do të shpërthente me anë të telekomandës, por për fat të mirë ajo është shkëputur menjëherë sapo drejtuesi mjetetit ka hipur në të dhe është nisur.

Pasi ka rënë në tokë një person e ka parë eksplozivin dhe ka njoftuar policinë, e cila ka nisur dhe hetimet lidhur me kete ngjarje.

Sipas informacioneve të para dyshohet se eksplozivi lidhet me ngjarjen e para disa viteve ku 43-vjeçarit Florind Muça, i është vrarë vëllai në një atentat në afërsi të banesës.