E gjitha bota e futbollit po mban frymën për futbollistin më të ri të Cardiff Emiliano Sala.

28-vjeçari prej të hënës është shpallur i zhdukur pasi avioni me të cilin po udhëtonte ka humbur çdo gjurmë gjatë kthimit nga Nante për në Uells.

Policia po kërkon me helikopterë dhe anijë kërkim-shpëtimi, por shpresat se italo-argjentinasi është gjallë veniten nga ora në orë pavarësisht se në ndonje rast autoritet shfaqen pak optimist.

Gjithsesi këto detaje kanë pak rëndësi për tifozët e Nante-s, të cilët të martën në mbrëmje kanë dalë në qendër të qytetit në mbështetje të Sala.

Sulmuesi ka qenë për tre sezone e gjysmë pjesë e klubit francez, me të cilët ka realizuar 42 gola.

Në fundjavë Sala u zyrtarizua si futbollist i Cardiff, klubit që pagoi shifrën rekord të tyre prej 15 mln stërlinash për ta marrë nga “Ligue 1”.