Gjykata e Korçës ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin nga policia të juristit të Hipotekës, Elvis Gjata, duke e lënë në burg.

Ai akuzohet për mashtrim kryer në bashkëpunim. Sipas organit të akuzës juristi i mori nëpërmjet mashtrimit 8 mije euro një gruaje nga Librazhdi për të ndërhyrë për një çështje gjyqësore penale.

Arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të rastit në Prokurorinë e Korçës nga personat e dëmtuar.

Njoftimi i policisë për arrestimin:
Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit:

Elvis Gjata, 31 vjeç, banues në Korçë. Si edhe filloi procedimi penal dhe u bë shpallën në kërkim shtetasit E.F, 32 vjeç dhe K.G, 30 vjeç, të dy banues në Korçë.

Pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, nëpërmjet mashtrimit, dyshohet se në muajin maj të vitit 2018, i kanë përvetësuar shumën prej 8000 Euro, me qëllim zgjidhjen e një problemi gjyqësor, shtetases D.H, 36 vjeçe, banuese në Librazhd.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë bazuar në nenin 143/2 të Kodit Penal.