Ministria e Drejtësisë është ndriçuar me ngjyrat portokalli mbrëmjen e kaluar, duke ju bashkuar kështu fushatës kundër dhunës ndaj grave.

Ndriçimi me këto ngjyra është bërë në kuadër të fushatës kombëtare të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje me temë “Bëje botën portokalli: Më dëgjo dhe mua”.

Fushata sensibilizuese gjatë muajit dhjetor ka pasur në fokus të saj thirrjen për t’i dëgjuar dhe besuar gratë dhe vajzat e dhunuara, për t’i dhënë fund kulturës së të heshturit dhe për t’i vënë ato në qendër të reagimit.

Sipas të dhënave më të fundit, nga rastet e raportuara në Shqipëri, 74% e të dëmtuarve nga dhuna në familje janë gra.

Ministria e Drejtësisë pak ditë më parë në një konferencë kombëtare kundër dhunës ndaj grave bëri të ditur edhe qëndrimin për të mos lejuar

që asnjë i dënuar për dhunë në familje apo krime seksuale të përfitojë nga amnistia e fundvitit që pritet të miratohet së shpejti.