Emrat e 39 shtetasve vietnamezë, të cilët u gjetën të vdekur brenda një trajleri frigoriferik në Essex janë identifikuar nga policia.

Dhjetë adoleshentë, përfshirë dy djem 15-vjeçarë ishin mes viktimave.

Viktimat u zbuluan më 23 tetor brenda automjetit të madh pranë portit detar të Parflitit në Angli, dhe mendohet se po emigronin në mënyrë të fshehtë për arsye ekonomike.