Policia e Shkodrës në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mesditën e se premtes ne Shkodër, ku mbeti i plagosur shtetasi Sokol Palaj

, ka bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të kësaj ngjajre të rëndë. Sipas njoftimit të bluve të Shkodrës, bëhët me dije së ështe identifikuar autori i kësaj ngjajre, behet fjalë për 28 vjecarin me inicialet F.L, banues ne qytetin e Shkodres. Shpallja e tij në kërkim u bë pasi dje më datë 15.07.2016, në lagjen « Naim Gjylbegu » Shkodër, përballë një lokali Bar kafe, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri shtetasin S.P, 46 vjeç, banues në fshatin « Karmë », Bashkia Vau Dejës, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, më pas në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 76, 22 e 278/4 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakLIDERËT NDËRKOMBËTARË, MBËSHTESIN PRESIDENTIN TURK
Artikulli tjetërSHKODËR, AKSIDENT PA PASOJA NË UNAZËN PERËNDIMORE