Shtatë shqiptarë të moshave 22-26 vjeç janë arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit të së djelës, nga agjentë të Departamentit të Antidrogës së Igumenicës, në kohën që po transportonin afro 125 kg kanabis.

Operacioni u krye në “Dhrimica”, në afërsi të Filatit, në kohën kur 7 të ndaluarit, të ngarkuar me çantat me kanabis po hynin në brendësi të kufirit të gjelbër, nga Shqipëria me destinacion territorin grek.

Pasi u lanë të kalonin disa kilometra, forcat e Antidrogës ndërhynë duke i arrestuar në flagrancë trafikantët.

Prej hetimeve rezultoi se njëri prej të arrestuarve, 24 vjeç, ishte shpallur në kërkim pasi rezultonte i dënuar nga një gjykatë greke për akuzën e vjedhjes.

Paraditen e së hënës,7 të ndaluarit do të dërgohen për masë sigurie në gjykatë.

Artikulli paraprakPD REAGON PËR ARRESTIMIN E DJALIT TË DEPUTETIT: TRUK I EDI RAMËS
Artikulli tjetërVISHEJ SI POLIC DHE MBANTE SHKOP HEKURI, ARRESTOHET I RIU