Alma Hicka nuk është më Avokate e Shtetit shqiptar. Mandati i saj në këtë detyrë ka mbaruar dhe Hicka mësohet se nuk ka dashur ta rinovojë.

Në vend të saj, kryeministri Rama me propozim të Ministres së Drejtësisë, ka emëruar Artur Metanin.

Fillimisht u raportua për shkarkimin e Hickës nga Rama. Por ky i fundit në një postim në twitter, tha se zonja Hicka nuk është shkarkuar prej tij por është larguar me dëshirën e saj për arsye personale.

Rama: Kazanët po ziejnë një broçkull për “shkarkimin” e Alma Hickës. Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit.Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses.

Hicka u emërua në krye të Avokaturës së Shtetit me 5 nëntor të 2013.

Artikulli paraprakAUSTRIA TËRHIQET NGA MARRËVESHJA E OKB-SË PËR EMIGRANTËT
Artikulli tjetërALARM PËR BOMBË NË GJYKATËN E MAGJISTRATURËS SË ATHINËS