Një lajm tronditës vjen nga Portugalia!
Portieri i Porto-s, Iker Casillas është dërguar me urgjencë në spital, pas një ataku kardiak në zemër gjatë seancës stërvitore.

Ka qenë vetë klubi që ka bërë të ditur lajmin për mediet, sipas së cilit kampioni i botës me Spanjën, i është nënshtruar një ndërhyrje për të zhbllokuar arterien e zemrës nga një mpiksje gjaku.

Aktualisht 37-vjeçari është shtuar në një spital dhe ndodhet nën vëzhgimin e mjekëve.

Casillas është një nga futbollistët më të suksesshëm të epokës moderne. I lindur në Mostoles, numri “1” ka luajtur mbi 1000 ndeshje dhe ka fituar çdo trofe të mundshëm në futboll, përfshirë edhe Kupën e Botës, “Afrikë e Jugut 2010”.

Për “La furija Roja” ai është futbollisti me më shumë paraqitje (167).
37-vjeçari është nominuar për “Topin e Artë”, e ndërsa ka fituar tre trofe të Ligës së Kampionëve.