Është liruar nga detyra zv/ ministrja e Drejtësisë Teuta Vodo. Ndërkohë që ka dhënë dorëheqjen zv/ ministrja e Financave Albana Shkurta.

Nuk dihen detaje lidhur me këto dy largime dhe deri më tani nuk ka një emër tjetër për ti zëvendësuar .

Teuta Vodo mbante postin e Zëvendësministres së Drejtësisë që nga 9 Tetori 2017 dhe është përgjegjës për portofolet “Startegjia Kombëtare Anti-Korrupsion” dhe ” Zyra e Koordinimit të Integrimin në BE”,“Barazia Gjinore”, “Dhuna ndaj Grave” “Dhuna ne Familje”etj.

Ajo është edhe Drejtore Ekzekutive e Fondacionit “Qemal Stafa”, qendrës kërkimore të Partisë Socialiste.