Presidenti Ilir Meta, ka sqaruar se përse vendosi të dekretonte sot Sandër Lleshin në postin e ministrit të Brendshëm dhe nuk e bëri javën e shkuar këtë gjë.

Presidenti sqaroi, se vetëm dje i ka ardhur kërkesa nga ana e Ministres së mbrojtjes e cila i propozonte lirimin nga detyra të Gjeneral Sandër Lleshit.

Sipas tij pas lirimit, Lleshit i hapje rruga për tu dekretuar Ministër.
‘Dje kam gjetur shkresën zyrtare të Ministres së Mbrojtjes e cila kishte bërë propozimin për lirimin nga detyra si gjeneral.

Nëse do ma kishin sjellë këtë kërkesë që më parë do ta kisha dekretuar. Kjo është një arsye e madhe, është arsye kushtetuese’, deklaroi Meta.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE