Nga katedralja e Shën Palit në meshën e Krishtlindjes Imzot George Frendo u ka kërkuar besimtarëve të krishterë që ‘Së bashku do të kremtojmë me gëzim lindjen e Jezu Krishtit.

Të hapim zemrat tona që të pranojmë mesazhin e tij për jetën tonë dhe të shoqërisë’. Gjatë fjalës së tij Frendo u bëri apel pozitës dhe opozitës që të ulen për të zgjidhur problemin e papunësisë.

Gjithashtu këshilloi të rinjtë që të kërkojnë më shumë për të krijuar një Shqipëri më të mirë, ndërsa shtoi se shqiptarët ka vuajtur shumë dhe tani meritojnë një jetë më të mirë.