Në mjediset e gjimnazit “28 nëntori” në Shkodër është zhvilluar aktiviteti përmbyllës mbi fenomenin e Bullizmit.

Risi e këtij aktiviteti ishte anketimi i bërë për gati 700 nxënës të kësaj shkolle, në lidhje me efektet negative të bullizmit. Fatjon Taipi, psikolog i shkollës, bën me dije aktivitete të tilla janë të rëndësishme për nxënësit.

Të rinjtë e kësaj shkolle janë përfshirë në një konkurs mes klasash, ku 2 videomesazhet më të mira do vlerësohen nga bordi i shkollës.

Gjimnazi “28 nëntori” prej disa vitesh organizon aktivitete sensibilizuese në lidhje me fenomene si bullizmi.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE