KANDIDATI PËR KËSHILLIN BASHKIAK ERJON SPADA I URON SUKSESE SKUADRËS. Skuadra më e re e boksit në Shkodër “Shqipnia” ka inaguruar kampin stërvitor ku do të përgatiten boksierët e rinj shkodran. Kampi i ri ndodhet në zonën turistike të Shirokës dhe ka të gjitha kushtet që nevojiten për të bërë një stërvitje sipas standarteve të kërkuara.

Kjo është një iniciativë e biznesmenit Bilhajr Mujaxhi i cili pretendon që në të ardhmen të prodhojë boksierë cilësor dhe fitues medaljesh në arenën ndërkombëtare. Ekipi “Shqipnia” drejtohet nga kampioni i padiskuteshëm i boksit Jetmir Kuçi i cili tashmë do të japë kontributin e tij edhe si trajner. Antari i kryesisë Erjon Spada i uron suksese ekipit “Shqipnia” dhe presidentit Mujaxhi. Erjon Spada njëkohësh është edhe kandidat për këshillin bashkiak të Shkodrës nën siglën e partisë “Forca Rinia” që mban numrin 41 në fletën e votimit dhe që beson se me 21 qershor do të votohet nga qytetarët për të qenë në këshillin e ri të Bashkisë Shkodër.

PUBLICITET