Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi inaguroi punimet e nisura 2 muaj më parë në bllokun e pallateve Qemal Draçini në qytetin e Shkodrës.

Së bashku me banorët, Ademi ndoqi nga afër punimet e kryera, ndërsa premtoi asfaltimin e rrugëve të reja në qytet dhe njësi administrative. Shqetësimit të banorëve për mungesën e ndriçimit në këtë bllok pallatesh, kryetarja e bashkisë iu përgjigj duke thënë se është parashikuar një ndërhyrje e tillë. Sa i përket inagurimit të punimeve që po kryhen në zonën muzeale të qytetit, kryebashkiakja nuk dha një afat konkret, por vuri theksin tek rifillimi i punës. Blloku i pallateve “Qemal Draçini” është një investim i bashkisë Shkodër i nisur gjatë muajit dhjetor. Më parë, e gjithë zona ka vuajtur mungesën totale të infrastrukturës.

Artikulli paraprakKULT – Elsa Lepuroshi
Artikulli tjetërEMERGJENCAT, RIKONSTRUKTOHET KOPLIK – DEDAJ