Inkubatori i produkteve tipike në Reç të Malësisë së Madhe, nga sot është një hapësirë e përbashkët për fermerët dhe amvisat, për të prodhuar produktet tipike me metoda tradicionale,

por të certifikuara me kërkesat e tregut dhe sigurisë ushqimore, duke garantuar aksesin në treg edhe për fermerët e vegjël.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi i pranishëm në ceremoninë e përurimit të këtij inkubatori u shpreh se, ky është një model, një investim modest që i shërben të nesërmes së bujqësisë së zhvilluar.

Ndërsa drejtoresha e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca tha se, ky projekt që shohim sot, me mbështetjen e subvencioneve të qeverisës nga ide në letër, është një realitet.

Ndërsa ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo vuri theksin në mbështetjen që ka adresuar qeveria italiane në sektorin më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, që është bujqësia.

Gështenjat e Reçit janë të njohura tashmë, ato eksportohen në Itali dhe ky inkubator do të mbështesë rritjen e tregtisë dhe përmes përpunimit të këtyre produkteve, që është një vlerë e shtuar për ekonominë e fermerëve.

Artikulli paraprakFRIKË NGA PROTESTUESIT, FRANCA MBYLL KULLËN ELIFEL, MUZETË E DYQANET
Artikulli tjetërPROTESTA E STUDENTËVE, RAMA: DUA T’JU TAKOJ, ZGJIDHINI JU PËRFAQËSUESIT