Është shtyrë për një orar të pacaktuar, Konferenca mbi Klimën në Ballkanin Perëndimor, për shkak të një incidenti mes delegacionit serb dhe atij kosovar.

Konferenca është shtyrë për shkak se delegacioni serb nuk kanë pranuar të ulen në të njëjtën tryezë me homologë nga Kosova.

Konferenca Ministeriale për Rajonin dhe Ballkanin Perëndimor, me titull “Aksioni Rajonal mbi Klimën në Ballkanin Perëndimor”, do të mbahej në orën 10:00 në Tiranë, me pjesëmarrje të ministrit të Mjedisit Blendi Klosi, ministrit të Kosovës, ministri serb, zv.ministri i Malit të Zi, përfaqësues të lartë përgjegjës për mjedisin dhe klimën në rajon, si dhe donatorë.

Nuk është marrë ende një vendim se si do të bëhen më tej zhvillimet e kësaj konference.

Serbia nuk ka pranuar që Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota në Kombet e Bashkuara