Incident në det, përplaset nga gomonia i riu qe po notonte

Një 26 vjeçar banues në Tiranë, ka plagosur me gomone një 19-vjeçar me inicialet J. J., banues në Himarë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur një ditë më parë në plazhin e Potamit në Himarë, ndërsa policia tha sot se ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohe 19-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin N. T., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 11.07.2017, në plazhin e Potamit, Himarë, në brendësi të detit, nga pakujdesia, ka plagosur lehtë me gomone shtetasin J. J., 19 vjeç, banues në Himarë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli paraprakTRAFIK DROGE DHE NGA SHËNGJINI ,BLLOKOHET GOMONIA NË DELTËN E LUMIT DRIN
Artikulli tjetërDIGJEN 20 MAKINA NE SHTOJ TE RI,ZJARRI RREZIKON BANESAT