Tifozët e Marseille kanë goditur me sende të forta duke plagosur dy roje sigurie para stadiumit të Athletic Bilbao në Spanjë.

Njëri nga rojet e sigurisë është qëlluar në qafë me thikë, ndërsa tjetri në dorë.Sipas “El Correo”, dy rojet të sigurisë janë plagosur kur u sulmuan nga tifozët e Olympique de Marseille gjatë minutave të parë të ndeshjes mes Athletic Bilbao dhe klubit francez.

Sulmi ka ndodhur në afërsi të hyrjes së 21-të. Një nga rojet ka marrë një goditje në qafë dhe gjendja e tij nuk është serioze. I dyti është lënduar në dorë. Një nga tifozët e klubit të Marseilles është arrestuar, ndërsa disa të tjerë janë shoqëruar nga policia spanjolle.

Sulmet u zhvilluan kur tifozët e Marseillës ishin tashmë në pjesën e stendave të rezervuara për tifozët miq, ku ata arritën të fusnin flakadanë dhe objekte të tjera të hapura përkundër masave të sigurta të sigurisë.

Në një moment, ata kanë filluar të hedhin flakadanë në fund të stendave. Një vajzë e re që ishte në këtë zonë të stadiumit, është plagosur nga hedhja e objekteve. Një roje sigurie i është afruar dhe e kanë rrahur rëndë.

Para fillimit të ndeshjes ultrasit francezë të Marseille hodhën fishekzjarrë drejt stadiumit, në zonën që qëndrojnë tifozët e ekipit vendas. Në këtë moment ndërhynë rojet e sigurisë, ndërsa u plagosën. Ndeshja përfundoi 1-2 për francezët.