Incident i rëndë në Laboratorin Kimik të Ministrisë së Mbrojtjes. Plagoset rëndë ushtarakja

Një incident i rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Laboratorin Kimik të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke sjellë edhe plagosjen e rëndë të një ushtarakeje. “Edhe pse ngjarja ka ndodhur që në 9 dhjetor në laboratorin kimik të Forcave te Armatosura, aksident i rëndë i ndodhur gjatë asgjësimit të disa kimikateve të rrezikshme është mbajtur i fshehtë”, ka bërë të ditur për mediat një burim që nuk dëshiron të identifikohet. I njëjti burim ka bërë të ditur se “si pasojë e aksidenti të rëndë është plagosur rëndë ushtarakja Brunilda Sallaku e cila është dërguar me urgjencë në spital”. Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga Ministria e Mbrojtjes dhe nuk është raportuar në media. Por edhe pse gjendja e ushtarakes është cilësuar si “djegien e rëndë” qeveria refuzon dërgimin e Brunilda Sallakut, për kurim të specializuar jashtë vendit, pikërisht për faktin se mos dekonspirohet ngjarja e ndodhur, e cila është bërë publike sot për SYRI.net nga një burim pranë Ministrisë së Mbrojtjes

Artikulli paraprakTIRANË, MASKAT GRABISIN PËR 8 MINUTA NJË BANKË
Artikulli tjetërGRABITET FIRMA PRIVATE, ZHDUKEN 220 MILIONË LEKË