Një incident është shënuar në orët e para të mëngjesit në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës.

Një pacient i cili ka shkuar për të marrë mjekim rreth orës 4:00 ka gjetur të përgjumur personelin dhe jo në gatishmërinë e duhur. Kjo situatë ka irrituar pacientin në fjalë i cili më pas si shkak i nervozimit ka nisur që të bëjë gjeste të pakontrolluara duke goditur e dëmtuar disa prej paisjeve që ndodhen në urgjencën e spitalit. Ngjarje bëhet e ditur nga burime brenda spitalit të cilët kanë qenë dëshmitar të kësaj ngjarjeje. Pas acarimit dhe nervozizmit të këtij pacienti infermierët dhe mjekët kanë nisur që t’i përgjigjen duke u munduar njëkohësisht edhe ta qetësojnë por edhe të merren me problemin shëndetësor të tij. Nga ana tjetër kjo ngjarje ka sjellë një lloj frike dhe ka prishur qetësinë e pacientëve të tjerë që ndodheshin aty. Si shkak i goditjeve nga pacienti në fjalë është dëmtuar monitori që bën matjen e tensionit të pacientëve po ashtu edhe paisja që shërben për kthimin në jetë të qytetarëve në moment të vështira dhe probleme kardiake. Pavarësisht se kjo ngjarje nuk është publikuar bëhet e ditur se e gjithë ngjarja është dokumentuar falë kamerave të sigurisë që janë të instaluara në spitalin e Shkodrës. Në këtë mënyrë forcat e policisë pasi kanë marrë njoftimin për incidentin kanë siguruar edhe pamjet filmike për të ditur se cili është personi që ka shkaktuar dëmet në urgjencë. Po ashtu disa prej personelit janë pyetur mbi ngjarjen e ndodhur. Drejtuesit e spitalit të pyetur për ngjarjen nuk kanë pranuar të komentojnë. Pavarësisht ngjarjes, kjo situatë e krijuar realisht, mbase jo në në përmasa të tilla përsëritet shpesh në spitalin e Shkodrës si shkak i një shërbimi jo të mirë për pacientët duke bërë më pas që ngjarjet të precipitojnë edhe në aktë të tilla dhune, konfrontimesh fizike apo edhe përplasje të forta verbale.

 

19:00 – POLICIA KA SQARUAR MBI NGJARJEN E NDODHUR NË URGJENCËN E SPITALIT. SIPAS POLICISË SHTETASI SAIMIR HAJDARI, 36 VJEÇ, BANUES NË SHKODËR ËSHTË ARRESTUAR. “ARRESTIMI I KËTIJ SHTETASI U BË PASI SIPAS POLICISË, KA SHKUAR NË SPITALIN RAJONAL SHKODËR ME AMBULANCË, NË GJENDJE TË DEHUR DHE DUKE MARRË NDIHMËN E PARË MJEKSORE NË DHOMËN E URGJENCËS, ËSHTË NGRITUR NGA BARRELA, DHE I KA THYER TË GJITHA APARATURAT TË CILAT NDODHESHIN NË KETË DHOMË”-PRETENDON POLICIA. MË TEJ NË DEKLARATË THUHET SE NË MOMENTIN E NDALIMIT KETIJ SHTETASI JU GJETEN ME VEHTE DY KASETAFONË, TË CILËT I KISHTE VJEDHUR NË DY AUTOMJETE NË LAGJEN «TOM KOLA» NË SHKODËR.

PUBLICITET