Incidentet në ndeshjen me Italinë. FIFA gjobë 100 mijë franga Shqipërisë

FIFA ka dënuar me 100 mijë franga zvicerane Shqipërinë për incidentet e ndodhura në ndeshjen Itali-Shqipëri e vlefshme për kualifikueset e “Rusi 2018”. Federata e Futbollit merr një gjobë të majme por të paktën nuk ka dënim për të luajtur pa tifozë. Një grup i tifozëve shqiptar prishën ndeshjen Itali-Shqipëri të luajtur në Palermo pasi hodhën flakadanë dhe tymuese në fushë që solli edhe ndërprerjen e ndeshjes për 9 minuta me radhë. Gjobës për këto incidente nuk i ka shpëtuar as Italia si organizatore e takimit dhe Federata italiane është gjobitur me 15 mijë franga.