Një anije konteniere, e zhdukur pothuajse 10 vjet më parë ka dalë nga ujërat e detit në Myanmar. në pjesën perëndimore të Burma-s në Indi Në bord nuk kishte asnjë pjesëtar të ekuipazhit dhe asnjë mall.

Si në një film horror, anija e madhe, me gjatësi 177 metra është gjetur në thellësi nga një grup peshkatarësh, jo shumë larg nga kryeqyteti tregtar Yangon.

Pas disa ditësh hetime hetuesit kanë zbuluar misterin për anijen e emërtuar Sam PB1600, që mbante flamurin indonezian. Anija në fillim ishte nisur drejt Bangladeshit, por më pas është braktisur në det nga një rimorkio që e tërhiqte pas një defekti që kishte pasur.

Anija është gjetur pa ekuipazh sepse të 13 pjesëtarët e ekuipazhit e kanë braktisur mjetin për shkak të motit të keq dhe që nga ai moment anija humbi gjurmët.

Mjeti lundrues është parë për herë të fundit në vitin 2009.

Artikulli paraprakNGJARJET KRIMINALE, VEHBI BUSHATI RREZIKON SHKARKIMIN
Artikulli tjetërSHKODËR, RRUGA “AMADEO” NOTON NË UJË