Në mars India ishte një nga vendet më pak të prekur nga COVID-19, por sot renditet e dyta pas SHBA duke parakaluar dhe Brazilin.

Shteti aziatik, i dyti në botë sa i përket popullsisë pas Kinës, numëron 4 milionë e 202 mijë të infektuar deri më sot nga COVID-19.

Edhe pse numri i rasteve aty vijon të rritet, qeveria indiane nuk ka ndërmend të kthehet pas dhe vijon me rihapjen në disa faza. Por ndërkohë India tashmë është 2 milionë të infektuar larg SHBA, ku rritja drastike e rasteve ka filluar shumë më herët.

Në vendin e tretë India la Brazilin me 4 milionë e 137 mijë të infektuar, pasuar nga Rusia me 1 milionë.