Një biznesmen indian ka dhuruar 90 shtëpi për të pastrehët, si dhuratë për dasmën e vajzës së tij. Ajay Munot i cili tregton veshje dhe gurë të çmuar në Indinë Veriore, kishte planifikuar të shpenzonte shumën prej 93.000 paund britanikë për ceremoninë e martesës së vajzës.

Sipas gazetës “Free Press Journal” biznesmeni ka ndërtuar 90 shtëpi dhe ka përzgjedhur edhe personat të cilët do të banojnë aty . Kriteret që duhet të plotësojnë personat për të fituar një banesë janë tre: Të jenë të varfër, të jetojnë në një lagje të varfër dhe të mos kenë varësi ndaj pijeve alkoolike apo drogës. Vajza e biznesmenit SHREYA e ka mbështetur veprimin humanitar të të atit duke e cilësuar atë si dhuratën më të madhe të dasmës së saj. Gruaja e parë që ka përfituar një shtëpi është shprehur për median lokale se ndihet e lumtur që asaj dhe familjes tashmë nuk do t i mungojnë më uji dhe energjia elektike në shtëpi

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTOHET 36 VJEÇARI
Artikulli tjetërNDIHMA EKONOMIKE, NË RRETHINA VONESA NË APLIKIME