Të paktën 168 persona kanë vdekur dhe 745 janë plagosur si pasojë e një cunami që goditi brigjet e Sunda Strait në Indonezi.

Qindra ndërtesa u shkatërruan nga dallga gjigante e ardhur prej detit dhe që goditi ishullin jugor të Sumatrës, rreth orës 21:30 të mbrëmjes, me atë lokale, pas shpërthimit të një vullkani të njohur si “fëmija” i vullkanit të famshëm “Krakatoa”.

Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive në Indonezi tha se qindra ndërtesa dhe makina janë shkatërruar si pasojë e cunamit të fuqishëm. Autoritetet kanë paralajmëruar njerëzit të qëndrojnë larg bregdetit për shkak të frikës nga një cunam tjetër.

Mendohet se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi shumë njerëz rezultojnë të zhdukur. Dyshohet se shkak i cunamit ka qenë rrëshqitja e tokës në det pas shpërthimit të vullkanit ‘Anak Krakatoa’.

Indonezia shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta.

Artikulli paraprakRRETHINA, PJETRI: NË MARS ME UJË TË PIJSHËM
Artikulli tjetërSHKODËR, DOKUMENTAR PËR KRAHINËN E PULTIT