Vullkani Soputan ka filluar të nxjerr hirin në ishullin Sulawesi, vetëm disa ditë pasi ky vend u prek nga cunami i shkaktuar nga një tërmet i fuqishëm në Indonezi.Vullkani filloi të nxjerr hirin dhe retë e zeza në katërmijë metra lartësi,

ndërsa autoritet kanë paralajmëruar se mund të aktivizohet vullkani. Banorët që jetojnë në një rreze prej 6,5 kilometra në afërsi të vullkanit, janë këshilluar që të mos dalin jashtë nga rreziku i shpërthimit të llavës dhe reve të zeza.

Ndërkaq personat që kanë vendosur të qëndrojnë në afërsi të vullkanit, janë këshilluar të bartin maska dhe të mbulojnë hundën për të shmangur problemet me frymëmarrje.

Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëmet në ishull nga vullkani, kurse si rezultat i tërmet dhe cunamit kanë humbur jetën 1,300 persona.

Autoritetet kanë këshilluar popullsinë të evitojë një zonë deri në 6.5 kilometra në jugperëndim të vullkanit dhe ka lajmëruar kontrollorët e trafikut ajror për rreziqet që lidhen me retë e hirit vullkanik.