Vatra të reja infeksioni janë shfaqur në Fier dhe Patos me 12 të infektuar nga koronavirusi.

Raportohet se në Patos është konfirmuar me COVID-19 një futbollist i ekipit Albpetrol rreth 30 vjeç.

Nuk dihet se ku mund të jetë infektuar, por dyshimet janë për në Tiranë, ku përpara dy javësh ka dhënë provime, ndërsa ka luajtur bashkë me ekipin ndeshje në Librazhd.

30 vjeçari është në gjendje të mirë, ndërsa 5 anëtarët e tjerë tëë familjes nuk kanë simptoma të semundjes.

Ndërkohë në Fier 11 persona janë infektuar në plazhe dhe dasma. Autoritetet shëndetësore kanë bërë thirrje që dasmat të ndalohen edhe nëpër shtëpi, ndërsa shezllonet të jenë pa veshje prej rrobe me qellim që të dezinfektohen lehtësisht.

Po gjurmohen kontaktet e të infektuarve. Fieri ka 129 të sëmure aktivë, ndërsa ritmi i përhapjes së semundjes është pëërshpejtuar.

Pjesa më e madhe e të prekurve nga Covid-19 janë duke u trajtuar në mënyrë ambulatore.