Infermierët në Shkodër kanë një sërë problematikash për të cilat duhet ngritur zëri për t’i zgjidhur në funksion të përmirësimit të punës së tyre.

Këto problematika u bënë të ditura nga kryetari i urdhërit të infermierit në Shkodër Imir Hoxha gjatë një aktiviteti sensibilizues në ditën ndërkombëtare të infermierit. Ajo që mungon dhe ndikon negativisht në sytë e të huajve shprehet Hoxha është mungesa e një ligji për infermierët.

Disa prej infermierëve shprehën shqetësimet e tyre. Një problem infermierët që shkojnë në zonat e largëta kanë pagesën e udhëtimit e cila nuk kompensohet. Problematikat e shprehura nga vetë infermierët e Shkodrës do të adresohen në institucionet përkatëse për të parë mundësinë e zgjidhjes dhe përmirësimit të punës së tyre me qëllim edhe ofrimin e një shërbimi më të mirë për qytetarët.