Hispanic nurse writing on whiteboard in hospital

Një infermiere japoneze që mund të ketë vrarë dhjetëra pacientë të moshuar, pasi dëshironte të sigurohej se viktimat e saj të sëmura të vdisnin përfundimisht jo në çdo kohë, por në orët pas lënies së turnit të saj.

Këtë e bënte për shkak të “shqetësimit” të të afërmve me lajme tragjike, raportoi media japoneze.

Infermierja 31 vjeçare dyshohet se me dorën e saj u ka “dhënë” vdekjen 48 pacientëve në Spitalin Oguchi në Yokohama në verën e vitit 2016. Ajo ka rrëfyer për vrasjen e pacientëve të sëmurë që ishin tashmë në prag të vdekjes.

Në pamundësi për t’u përballur me ngarkesën emocionale për t’u shpjeguar të afërmve se pse pacienti vdiq në orën e saj, Ayumi Kuboki dyshohet se vrau viktimat e saj duke kryer një intravenoz me një dezinfektues që përmban klorur benzalkonium.

“E urrej duke parë përkeqësimin e shpejtë të gjendjes së tyre”, u citua Kuboki duke u thënë hetuesve. “Unë nuk dua që ata të vdesin gjatë turnit tim. Ishte e vështirë për t’u shpjeguar anëtarëve të familjes së tyre. “