Qendra shëndetësore e Velipojës është inspektuar nga zëvendëskryeministrja Senida Mesi dhe drejtori i rajonal i shëndetit publik Astrit Beci. Mesi u shpreh se ka një përmirësim të shërbimit për pushuesit nga ana e qendrës shëndetësore.

Mbi 1500 pacientë janë trajtuar në qendrën shëndetësore të Velipojës.

Megjithatë problem mbetet shërbimi nga qendra shëndetësore e Velipojës e cila nuk mund ta mbulojë gjithë zonën për aq raste sa mund të ketë.

Disa herë qoftë infermierët por edhe shoferë kanë shprehur problemet që ekzistojnë në qendrën shëndetësore të Velipojës por sërish nuk ka ndonjë ndryshim krahasuar me vitet e kaluara sa i përket logjistikës apo medikamenteve.

 

Artikulli paraprakRRUGA E VELIPOJËS “PEZULL” PËR 300 METËR
Artikulli tjetërKFF VLLAZNIA, PËRGATITJE INTENSIVE PËR NË CHAMPIONS