Nga janari në nëntor të vitit 2018, diferenca ndërmjet shqiptareve që kanë udhëtuar jashtë vendit ka qenë shumë e lartë në raport me kthimet, duke sinjalizuar se Shqipëria po zbrazet përditë prej emigracionit masiv, teksa shumë që ikin nuk kthehen më.

Sipas të dhënave të INSTAT gjatë 11 mujorit 2018 kanëudhëtuar jashtë vendit 4 milionë e 969 mijë shtetas, ndërsa janëkthyer vetëm 4 milionë e 766 mijë shtetas. Mbi 202 mijëshqiptarë kanë ikur dhe nuk janë kthyer ende.

Diferenca e lartë ndërmjet ikjeve dhe kthimeve që është mesatarisht rreth 300 mijë persona në vit në 5 vitet e fundit tregon se një pjesë e tyre kanë ikur e nuk janë kthyer më.

Shifrat e udhëtimeve, nuk janë tregues direkt të emigracionit, porse ato janë një tregues indirekt që shumë shqiptarë që ikin “harrojnë” të kthehen (në vendet e BE-së, shqiptarët nuk mund të rrinë më shumë se tre muaj, sipas rregullave të Schengen).

Një tjetër tregues më direkt, është ai i aplikimeve për azilantë nëvendet e Bashkimit Europian. Nga të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se 167 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në vendet anëtare të Bashkimit Europian për periudhën 2011-2017.

Ndërsa vetëm për 11 mujorin e vitit 2018 janë shtuar edhe 16 mijë aplikime të tjera, duke e çuar numrin total të aplikantëve në 183 mijë.Më shumë se gjysma e individëve që kanë emigruar për periudhën 2011-2017 kanë aplikuar për azil.

Azilantët përbënin 53% të të larguarve. Sipas INSTAT nga vendi janë larguar gjithsej gjatë kësaj kohe 317 mijë persona