NDRYSHIMI VJETOR I INDEKSIT TË ÇMIMEVE TË KONSUMIT 1.7%.Instituti i Statistikave njoftoi se në muajin nëntor 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1.7%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1%. Inflacioni vijon kështu të nbetet për një kohë të gjatë nën kuotën minimale të preferuar nga Banka e Shqipërisë, prej 2 përqindësh, çka shpreh konsum dhe kërkesë të reduktuar.

 

Sipas grupeve të mallrave dhe shërbimeve të “shportës së konsumit”, krahasuar me muajin nëntor 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 11.2%, pasuar nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 7.7%. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” dhe “Komunikimi” u rritën me 3.6%. Çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 2.1%. Brenda këtij grupi çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” janë rritur me 10%, pasuar nga nëngrupi “fruta” me 8.4%, nëngrupi “qumësht, djathë e vezë” me 3.2 %, nëngrupi “peshk” me 2.3%, etj. Çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 7.4%, pasuar nga nëngrupi “kafe, çaj e kakao” me 3.3%, “sheqer e ëmbëlsira” me 1.9% etj.

Artikulli paraprakNJË PROJEKT GJERMAN PËR STADIUMIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërLEGALIZIMET NE QARKUN SHKODER